-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çantë me Euro në Kapshticë

Kryesoret

Njoftimi i Policisë:

Kapshticë/Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 15 580 euro. Procedohet penalisht poseduesi, i cili nuk i deklaroi në kufi, siç e përcakton ligji.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe autoritetet doganore, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në kuadër të kontrolleve të shtuara, në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të imtësishëm, në valixhet e shtetasit L. S., 30 vjeç (pasagjer në një autobus), banues në Manëz, Durrës, gjetën 15 580 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji.

Shuma e eurove u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga strukturat hetimore të DVP Korçë, të cilat referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për 30-vjeçarin. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit