-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E pse 900, jo 1900 Euro!! Shkopi jomagjik i kryeministrit

Kryesoret

Shkopi “magjik” i ndërtimit e pasurive të paluajtshme dhe futjes në qarkullim të parave informale mund të krijojë iluzionin e rritjes ekonomike, por nuk arrin të bëjë mrekulli në përmirësimin real të mirëqenies së qytetarëve.

Çdo premtim me urdhër, apo presion indirekt nëpërmjet administratës shtetërore vetëm sa mund të fusë vendin në një spirale të rrezikshme inflacioniste, të rritjes së borxhit dhe të thellimit të barrës fiskale.

Ekonomia vendase u rrit me gati 5% në vitin 2022, duke shënuar ecuri më të mirë sesa pritshmëritë prej rreth 4% të institucioneve ndërkombëtare dhe qeverisë. Këto të fundit e rishikuan në ulje vlerësimin për vitin 2022, pas pasojave që filloi të jepte në ekonominë globale dhe inflacionin, sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës.

Në pamje të parë, shifra duket një lajm i mirë. Në fund të fundit, ekonomia vendase gjithnjë ka treguar se ka arritur të ecë më mirë sesa parashikimet. P.sh., nga rreth 7-9% që pritej rënia nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në vitin pandemik 2020, tkurrja ishte vetëm 3.3%.

Por, nëse e shohim me detaje nga ka ardhur rritja, gëzimi zbehet. Të dhënat e INSTAT për Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) treguan se dy sektorët që nxitën rritjen ekonomike ishin ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, të vetmit që u zgjeruan me ritme dyshifrore.

Në fakt, të dy këto aktivitete e kanë mbajtur ekonominë në 3-4 vitet e fundit, duke na “shpëtuar” dhe nga pasojat e pandemisë. Bujqësia, që është një nga sektorët kryesorë të ekonomisë dhe punëson rreth 40% të popullsisë, -për të cilën nuk ka të dhëna të sakta për të ardhurat e pagat për shkak të informalitetit- ishte në stanjacion.


/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit