-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Del FOTO/ Ky është biznesmeni që u kërcënua në Cërrik: Hiq dorë nga tenderi

Kryesoret

Zbulohet emri dhe fotoja e biznesmenit që u kërcënua në Cërrik. Ai është Eral Myftaraj.

Biznesmeni kishte fituar një tender në bashkinë Tiranë me vlerë rreth 1 milion Euro për furnizimin me dru zjarri. Por njëri prej garuesve në tender s’e ka pritur mirë humbjen.

Biznesmeni Shaqir Alcani 62 vjeç, pronar i firmës ‘Alcani sh.p.k.’ bashkë me dy persona të tjerë Algert Alcani 27 vjeç dhe Edmir Boci 37 vjeç, të tre në pranga dhe një tjetër person, 38-vjeç që është në kërkim, e kërcënuan.

Përmes telefonit dhe metodave të ndryshe, madje sipas mediave edhe me pistoletë në kokë, ata e kërcënuan Eral Myftarajn që të tërhiqej nga procedura e konkurrimit për tenderin që kishte fituar kjo kompani në bashkinë e Tiranës.

“Hape derën”! Kush është biznesmeni që u arrestua në mes të natës?

Sipas policisë administratori Eral Myftaraj nuk ka pranuar të tërhiqet dhe tre personat në fjalë e kanë kërcënuar se do të vrisnin atë dhe familjarët e tij.

Operacioni ka nisur mbrëmjen e djeshme dhe ka vijuar gjatë natës deri mëngjesin e sotëm.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti i përdorur nga autorët dhe 8 aparate celulare.

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“Do të vrasim me familjen”! EMRAT, kush janë tre personat që kërcënuan biznesmenin?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit