-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ortek në Alpet franceze, 4 të vdekur e disa të zhdukur!

Kryesoret

Nga një ortek në Alpet franceze kanë gjetur vdekjen katër persona, ka thënë ministri i brendshëm i Francës, duke e quajtur numrin e të vdekurve “të përkohshëm”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, orteku ndodhi kur ai erdhi nga akullnaja Armancette në Contamines-Montjoie, në rajonin Haute-Savoie, rreth 30 kilometra në jugperëndim të Chamonix.

Megjithatë, ministri i Brendshëm Gerald Darmanin nuk dha detaje në postimin e tij në Twitter rreth vdekjeve. Alpet janë një vend kryesor pushimesh gjatë fundjavës së gjatë të Pashkëve të Francës.

Ndërkohë stacioni lokal radiofonik France-Bleu e përshkruajti madhësinë e ortekut si 1000 metra të gjatë dhe me 100 metra gjerësi. Dy helikopterë u dërguan për të ndihmuar në kërkim, tha stacioni, duke cituar prefekturën lokale në Thonon.

Dhe një reagim ka ardhur edhe nga president Emmanuel Macron i cili ka thënë se “për të gjetur njerëz ende të bllokuar nën borë, shërbimet e urgjencës janë mobilizuar”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit