-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përgjaken rrugët e Shqipërisë, karrotreci përplas për vdekje 50-vjeçarin në Lushnje

Kryesoret

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lushnje. Një automjet tip karrotrec, me drejtues një 27-vjeçar ka përplasur për vdekje një 50 vjeçar, i cili dyshohet se ishte endacak. I riu është shoqëruar në polici pas aksidentit tragjik.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak: Rreth orës 03:00, në aksin rrugor “Rrogozhinë-Lushnjë”, në afërsi të fshatit Zhamë, automjeti tip “Karrotrec”, me drejtues shtetasin M. Ç., 27 vjeç, banues në Levan, ka aksidentuar një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar (dyshohet endacak), i cili ka ndërruar jetë. Shtetasi M. Ç. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit