Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja raportoi sot në komision tre ndryshimet kryesore në ligjin për Policinë e Burgjeve. Ai tha se me ndryshimet e fundit policët e burgjeve do të lejohen që të mbajnë pistoletë.
Gjithashtu policët e burgjeve do të kenë mundësi të përfitojnë kredi për strehim në forma lehtësuese. Ndërsa është hequr kufizimi moshor për ata që duan të jenë pjesë e burgjeve, 500 vende janë bosh dhe duhen plotësuar.
“Policia e burgjeve të mbajë armë në brez. Heqja e kësaj të drejtë krijoi shumë probleme, madje dhe duke rrezikuar jetën e tyre. Me këto ndryshime punonjësit e Policisë së burgjeve do të mbajnë armë, njësoj si kolegët e tyre.
Ndryshimi tjetër ka të bëjë me pjesën e financave, me këto ndryshime punonjësit e policisë së burgjeve do të kenë mundësi të përfitojnë kredi për strehim në forma lehtësuese. Ndryshimi i tretë ka të bëjë me kriteret për pranimin e Policinë e Burgjeve.
Nuk do të pranohen në policinë e burgjeve që janë dënuar në formë të prerë. Nuk do të lejohen të pranohen në policinë e burgjeve persona që janë të dënuar në arrest me burg apo në arrest shtëpie. Të hiqet kufizimi moshor deri në 35-vjeç për aplikimet për policinë e burgjeve” tha Manja.