Bernard Ndreca shpëtoi për mrekulli. Tritoli që shpërtheu në makinën e tij fatmirësisht nuk e lëndoi. Ishte mëngjes.
Nëna e përcolli dhe hipi në makinë. Sapo u nis tritoli plasi. Ndreca, që është kryetar i degës së “Rithemelimit” në Vaun e Dejës doli vetë nga makina.
Nëna vrapoi e tronditur. “Nardi, ah e mjera unë” ishin fjalët e saj që dëgjohen në video. Policia deri tani nuk i ka arrestuar dy personat që e vendosën tritolin. Kamerat i kanë fiksuar.
Hap derën dhe futet brenda! Momenti kur shpërthen tritoli në makinën e kreut të PD-së