-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Babai dhe katër djemtë qëllojnë për vdekje policin pas sherrit për plehrat!

Kryesoret

Një punonjës i Policisë së Gaziantep në Turqi ka mbetur viktimë e një debati me një fqinj dhe katër djemtë e tij për shkakun e hedhjes së mbeturinave. Efektivi Mehmet Ali Kuş ishte jashtë shërbimit në momentin kur u qëllua për vdekje nga babai dhe katër djemtë e tij, ndërsa të gjithë këta të fundit janë pas hekurave.

Gjithçka ka nisur me një debat verbal mes palëve për çështjen e hedhjes së mbeturinave në lagje, që shumë shpejt degradoi në përdorim dhune mes policit dhe personave të tjerë. Në sherr e sipër, djemtë dhe babai i tyre morën armën që kishin në banesë dhe qëlluan në drejtim të efektivit, i cili humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Autorët mësohet se e kanë goditur me shkopinj vëllanë e policit të vrarë dhe kjo ka bërë që polici i ndjerë të nxjerrë armën dhe të qëllojë disa herë në ajër.

Sipas asaj që raportojnë mediat turke, autorët duke parë që polici nisi të qëllojë me armë, janë ndjerë të kërcënuar teksa kanë parë edhe që Ali Çekiç, nipi i autorit, mbeti i plagosur, nuk kanë ngurruar të marrin çiften që kishin në banesë dhe të qëllojnë nga ballkoni, duke lënë të vdekur policin.

Në pranga përfundoi babai Mehmet Ali Çekiç dhe djemtë e tij Hasan, Hüseyin, Orhan dhe Mehmet Çekiç. Ata janë në paraburgim deri në përfundim të hetimeve ndaj tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit