Efi është ndjerë e zhgënjyer nga Nita, pasi sipas saj tjetër gjë thotë kur diskutojnë dhe tjetër gjë shpreh gjatë prime-t.
Ajo ka thënë se Nita është përpjekur ta ulë në momentin që iu dha mundësia. Kurse Nita ka dhënë një justifikim të çuditshëm. Ajo i tha Efit që dhe pse qëndrojnë bashkë në shtypi, e uli gjatë Prime-t se aty e shohin njerëzit!
Efi: Po të më pyeste Arbana ça mendon për Nitën, të njëjtën gjë do them, nuk do ndryshojë asnjë fjalë, por ti e bëre. Në momentin që unë shoh një njeri që tjetër bën, tjetër thotë kur i jepet mundësia për ta ulur dikë tjetër, unë ndihem shumë keq.