Këtë javë, Ronaldo ka qenë kryefjala e çdo debati në shtëpi. Pas përfundimit “Prime” e kaluar, Ronaldo sulmoi Nitën, Dean dhe Keisin, që sipas tij janë konkurente të dështuara, vegjetojnë në shtëpi dhe hanë bukë kot.
Ndonëse nisi si shaka, në fakt ai po fliste shumë seriozisht, pasi të njëjtën gjë e përsëriti edhe gjatë javës.
Bledi i tha atij të mos merret me vajzat, por me burrat e shtëpisë, por sipas Ronaldos ai ka si synim të nxjerrë nga shtëpia personat që vegjetojnë.
Pas debatit që Ronaldo pati me Nitën, Dean dhe Keisin në verandë teksa po darkonin, në orët e mesnatës këto dy të fundit bashkë me Jorin, ngritën një rreng për Ronaldon.
Ato morën miell dhe e hodhën në shtratin e tij, mënyë kjo për të sjellje humor në shtëpi, por në fakt ndodhi krejt e kundërta. “Provokimi” i tyre nxiti debatet më të ashpra në shtëpi gjatë gjithë javës.
Përveç Nitës dhe vajzave, Ronaldo debatoi edhe me Luizin, pasi krevati i tij u bë sërish me miell. Sipas tij, Luizi është fajtor, ndonëse ky i fundit e mohoi disa herë.
Nga inati, Ronaldo bëri të gjithë shtëpinë me miell, të cilën më pas e pastroi vetë Luizi.