-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosje e re! Gjermanët e portit të Durrësit çojnë Shqipërinë në Arbitrazh

Kryesoret

Në të njëjtën ditë që kryeministri Edi Rama kërcënonte largimin nga Gjykata e Arbitrazhit e ICSID, kundër shtetit shqiptar u regjistrua një padi e re. Më 7 prill, gjermanët e EMS Shipping & Trading regjistruan një çështje në Uashington, për mosmarrëveshjen sa i takon koncesionit për Portin e Durrësit.

Prej vitit 2013, kjo kompani ka fituar të drejtën e kontratës koncesionare për të operuar Terminalin Lindor në Portin e Durrësit, për ngarkimin dhe shkarkimin e anijeve. Gjermanët ankohen për projektin e ri të transformimit të portit, që do ta zhvendosë portin e mallrave në Porto Romano. Por, sipas tyre, në mungesë të portit të ri, vazhdimi i aktivitetit koncesionar të EMS nuk është i sigurt.

Kompania ka edhe rreth 25 vite të mbetura në kontratën 35-vjeçare, ndërsa fitimet e saj në vitin 2021 llogariten në rreth 1,3 milionë euro. Kjo do të thotë se kërkesa për dëmshpërblim nga ky gjyq i ri në arbitrazh mund të variojë nga disa dhjetëra deri në disa qindra milionë euro.

Përpara se t’i drejtohej tribunalit, EMS i kishte dërguar një letër ku shprehte shqetësimet e saj përfaqësuesve të qeverisë shqiptare, Kuvendit dhe përfaqësive diplomatike të Gjermanisë dhe BE-së në Shqipëri./ A2

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit