Ambasadorja amerikane në Shqipëri Juri Kim, ka takuar ditën e sotme kreu e Institutit të Lartë të Drejtësisë Artur Metanim.
Fokusi i takimit ka qenë roli që ka ILD-ja tek mbikëqyrja e disiplinës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Njoftimi i ambasadës:
“Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, i cili drejton një nga institucionet kyçe të reformës në drejtësi.
Roli i ILD-së në mbikëqyrjen e disiplinës së gjyqtarëve, prokurorëve dhe anëtarëve të këshillave është thelbësisht kritik për sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
SHBA do të vazhdojë të ndihmojë në forcimin e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri, siç është ILD, ndërsa ato forcohen për të çuar më tej përpara integrimin e Shqipërisë në BE.”, njofton ambasada.