Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë natës në Vaun e Dejës. Iu vendos tritol makinës së kryetarit të PD-së së “Rithemelimit”, Benard Ndreca. Ngjarja është regjistruar pranë banesës së tij. Ndërkohë, nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale. Policia bëri me dije se lënda plasëse ka shpërthyer gjatë kohës që Ndreca ka hipur në automjet.
Ndërkohë policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë. Në pamje duken dy persona që vendosin lëndën eksplozive në makinën e Ndrecës. Autorët kanë hyrë brenda rrethimit të banesës së Ndrecës për të vendosur lëndën plasëse. Personat kanë qenë të maskuar në momentin kur kanë hyrë brenda rrethimit. Ndreca ka deklaruar në polici se nuk ka asnjë konflikt.
Sa vuri këmbën, plasi bomba! Dalin fotot e para të kreut PD-së (Shtëpia e rrethuar me “spiunë”)