Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ndeshja Kastrioti-Bylis e planifikuar për t’u zhvilluar më datë 9 prill 2023, do të zhvillohet të mërkurën e datës 19 prill në stadiumin Elbasan Arena duke filluar nga ora 15:00.
FSHF shprehet se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet ligjzbatuese për zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur me zyrtarët e ndeshjes.
“Hetimet janë duke vazhduar dhe në të njëjtën kohë presim që gjithҫka të sqarohet sa më parë në mënyrë që gara të vazhdojë normalisht deri në fund”.
Të dielën, vetëm pak minuta përpara fillimit të sfidës, FSHF njoftoi anulimin për shkak të kërcënimeve të zyrtarëve të Kastriotit ndaj gjyqtarit të ndeshjes, Juxhin Xhaja.
Kastrioti do t’i luajë të gjitha ndeshjet deri në fund të sezonit në “Elbasan Arena” pasi policia nuk merr përsipër organizimin në stadiumin e Kamzës.
U kërcënua me jetë, Policia e Tiranës merr në mbrojtje gjyqtarin Juxhin Xhaja!