Tre ndeshjet e para për javën e 24-t në Kategorinë e Parë ishin shumë të luftuara dhe prodhuan gola të shumtë.
Laçi triumfoi 2-1 në shtëpi ndaj Besës së Kavajës. Një tjetër fitore për kurbinasit, që konfirmojnë momentin e mirë dhe i bashkohen Skënderbeut në krye.
Surpriza erdhi nga ekipet për mbijetesë. Kukësi triumfoi 4-2 ndaj Korabit në shtëpi, në një sfidë të cilën dibranët e mbyllën me 9 lojtarë, pas dy kartonëve të kuq.
Fitore jetike edhe për Luftëtarin. Gjirokastritët fituan 2-1 ndaj skuadrës së Kastriotit./ tvklan









