I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar zhvilloi sot një takim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Ditën e dytë të vizitës në Shqipëri, zëvendës Ndihmës Sekretari për Çështjet Europiane në Departamentin e Shtetit, Gabriel Escobar e nisi me zyrtarët e PD-së zyrtare.
Në orën 10:20 minuta Escobar arriti në selinë e re të PD-së për të takuar kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeajn, sekretarin e përgjithshëm Bardhi dhe Tabakun.
Në orën 11:30, Escobar u takua me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën. Në këto vizita, njëjtë si një ditë më parë, Escobar u shoqërua nga ambasadorja Yuri Kim.
Fokusi i këtyre takimeve janë padyshim zgjedhjet e 14 majit, vizitë kjo që vjen pak para nisjes së fushatës për 14 majin.
Ai mbërriti të martën në Tiranë dhe zhvilloi takime me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.