-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U tentua të helmohet ish-truproja e Berishës? “Burgjet”: U ngatërrua porosia

Kryesoret

Drejtoria e Burgjeve ka mohuar denoncimin e avokatit Idajet Beqiri që denoncoi se u tentua helmimi i Izet Haxhisë. “Burgjet” deklarojnë se nuk ka pasur asnjë tentativë për të helmuar Izet Haxhinë, por theksojnë se është bërë një ngatërresë për Izet Haxhisë që ishte nisur për një të burgosur tjetër me të njëjtin emër.

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, sqaron opinionin publik mbi disa deklarata në portalet online, sipas të cilave janë informuar nga Avokati Idajet Beqiri, se klienti i tij Izet Haxhia në IEVP Reç Shkodër,  “ tentohet të helmohet, me ilaçe dhe vitamina në dhomën e izolimit”.

Sa më sipër informojmë opinionin publik se; Me datën 07.04.2023 një të burgosuri tjeter me të njejtin emër (Izet.A), i kanë ardhur ilaçe nga familja nëpërmjet postës dhe janë administruar në zyrën e informacionit për kontroll dhe miratim të mjekut, sipas procedurave përkatëse.

Infermjerët e turnit, V.Gj dhe A.S kanë  marrë ilaçet nga zyra e informacionit dhe janë nisur për tja dërguar personit të cilit i kishin ardhur (Izet.A) dhe gjatë kalimit nga sektori i observimit kanë parë emrin e Izet Haxhisë në derë të dhomës dhe e ka pyetur nëse të kanë ardhur ilaçe nga familja.

I dënuari Izet Haxhia është përgjigjur se nuk më kanë ardhur ilaçe dhe infermjerët V.Gj dhe A.S, i kanë kërkuar falje duke e sqaruar se ilaçet ishin të të dënuarit Izet. A. Sot datë 12.04.2023, gjatë daljes për në gjykatë i dënuari Izet Haxhia nisur nga keqkuptimi i datës 07.04.2023, i ka shprehur një oficeri të institucionit se mund të më helmojnë”, thuhet në reagim.

“Ke një pako me ilaçe nga motra”! Avokati: Izet Haxhinë donin ta helmonin në burg

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit