-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria cakton vendin dhe oraret për jetën e natës

Kryesoret

Teksa po vjen sezoni turistik, qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme ligjin që rregullon ndotjen akustike. Bashkitë do të përcaktojnë zonat që mund të zhvillohen aktivitete biznesi me muzikë të lartë pas orës 12 të natës.

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro tha se rregullat dhe detyrat për autoritetin që do i kontrollojë janë të qarta. Fashat orare për sezonin e verës për aktivitetet do të jenë nga ora 12 e ditës deri në 12 të natës.

Miratuam amendimet për vlerësimin e zhurmave në mjedis. Është një punë një vjeçare. Një nga shqetësimet sezonin e kaluar turistik ishte ndotja akustike për shkak të muzikës në bare, restorante dhe hotele. I dhamë zgjidhje një problemi prej vitesh.

Nga ky sezon do të miratohet ligji në parlament, do të kemi një kontroll shumë më të rreptë dhe fasha orare shumë të kontrolluara dhe kompetencë më të zgjeruar të policisë së shtetit për të kontrolluar ndotjen akustike dhe oraret dhe një detyrë të re për bashkitë, që me hyrjen në fuqi të ligjit kanë detyrimin të përcaktojnë hartën e zhurmave.

Zonat e banuara, zonat që do të jenë të qetë, zonat që janë larg banesave apo hoteleve që mund të zhvillohen aktivitete me muzikë. Dhe një ndarje më të qartë mes kompetencave të policisë bashkiake për t’i dhënë fund “topi” që hidhej sa te mjedisi, sa te policia e shtetit apo bashkiake.

Fashat orare për sezonin e verës për aktivitetet do të jenë nga ora 12 e ditës deri në 12 të natës. Jemi përpjekur për të gjetur hapësirat për jetën e natës” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit