Nga Shkodra në Vlorë në javët e fundit janë zbuluar disa parcela me kanabis dhe fidanishte. Pranvera dhe zgjedhjet e 14 Majit po vijnë me lulëzimin e kanabisit. Policia njoftoi sot se një tjetër rast është goditur në Krujë.
Zbulohen 2 sera në të cilat kishte të kultivuar në kubikë, 610 fidanë cannabis sativa. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 autorët e dyshuar (babë e bir). Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit, për shpërdorim detyre.
“Gjatë operacionit policor të koduar “Shkoza e Bardhë”, si rezultat i kontrollit të ushtruar në afërsi të banesës së shtetasve Elez dhe Dashamir Rexhepi (babë e bir), u zbuluan 2 sera në të cilat u gjetën të kultivuar në kubikë, 610 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.
Pjesa më e madhe e tyre u asgjësua me anë të djegies, ndërsa pjesa tjetër u sekuestrua në cilësinë e provës materiale” thotë policia.