Zëdhënësja e ish-kreyminstrit Sali Berisha, Floriana Garo në një deklaratë për mediat ditën e sotme ka denoncuar ministren e jashtme, Olta Xhaçka ka emëruar Sekretare të Dytë në Konsullatën shqiptare në Stamboll zonjën Juna Harka.
Garo thekson se Harka është bashkëshortja e biznesmenit turp Ramazan Keskin të cilit para disa ditësh ju sekuestrua pasuria me urdhër të SPAK
10 milionë Euro me çanta! SPAK i sekuestron turkut 3 kompani, ullishtën dhe 2 makina
“Në fund të shkurtit, ‘ministrja e investimeve strategjike të brendshme’ dhe ‘punëve të pista të jashtme’, Olta Xhaçka, ka emëruar Sekretare të Dytë në Konsullatën shqiptare në Stamboll zonjën Juna Harka.
Emërimi në vetevete nuk është gjë e re, sepse është vazhdim i repertorit të njohur të degradimit të pamëshirshëm të shërbimit të Jashtëm.
Si shumë të tjerë e të tjera, znj. Harka nuk ka punuar as edhe një ditë në diplomaci.
Lajmi, dhe bëhet fjalë për lajm të keq, qëndron te fakti se bashkëshorti i Juna Harkës, shtetasi turk Ramazan Keskin, është kreu i një organizate kriminale aktive në narko-trafik. Për të ka një urdhër-arrest europian që në vitin 2020.
Në fillim të shkurtit të këtij viti, dy javë përpara se Juna Harka të emërohej në Stamboll, SPAK vendosi vënien në sekuestro të pasurive në Shqipëri të bashkëshortit të saj Keskin. Megjithëkëtë, znj. Harka-Keskin, jo vetëm u emërua në Ambasadë, por u pajis shumë shpejt me pasaportë diplomatike.
Në datën 5 prill 2023, kur kishin përfunduar të gjitha procedurat për emërimin në Stamboll të znj. Harka-Keskin, disa media shqiptare njoftuan se u vunë në sekuestro pasuritë e bashkëshortit të saj turk.
Të njëtën ditë ka ardhur reagimi i autoriteteve turke për emërimim e znj. Harka dhe asaj i është kërkuar dorëzimi i pasaportës diplomatike nga MPJ.“, tha Garo ndër të tjera.
Vendimi për emërimin e Juna Harkës