-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dodik kërcënon sërish me ndarjen e Republikës Sërpska

Kryesoret

Udhëheqësi i serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodi, kërcënoi me ndarjen e Republikës Sërpska nga pjesa tjetër e Bosnjës, për shkak të një mosmarrëveshjeje që përfshin një ligj për pronën.

“Ne po shqyrtojmë seriozisht marrjen e një vendimi për pavarësi dhe shkëputje të Republikës Sërpska [nga Bosnja], nëse nuk zgjidhet çështja e pronës,” tha Dodik.

Ai i bëri komentet në Beograd, ku u prit nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Republika Sërpska është përpjekur disa herë që të zbatojë një ligj për pronën, që parasheh transferimin e pronës shtetërore të Bosnjës te Republika Sërpska – pavarësisht se është konsideruar jokushtetues.

Ligji përfaqëson një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj vendimeve të mëparshme të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt, për të shfuqizuar dekretin që ka krijuar ligjin dhe për ta pezulluar atë deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës.

Republika Sërpska thotë se ligji synon të sigurojë që pronat e përdorura nga autoritetet e këtij entiteti – duke përfshirë qeveritë lokale, ndërmarrjet publike, institucionet publike dhe departamentet e tjera të themeluara nga Republika Sërpska – t’u përkasin atyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit