Sherri mes Sadio Mane dhe Leroy Sane pas humbjes kundër Manchester City-t për veç vëmendjes së madhe duket se do ti kushtojë shtrenjtë sulmuesit afrikan.
Pas sherrit mes 2 bashkë lojtarëve të Bayern, Mane ka goditur me grusht Sane dhe kjo duket se do ti kushtoje 500 mijë euro.
Mësohet se kjo gjobë do të vendoset nga Bayern Munich. Gjiganti bavarez e shikoi me vëmendje këtë rast dhe në fund doli me përfundimin se sulmuesi afrikan e meritonte një gjobë të tillë të rëndë pas veprimit aspak sportiv dhe aspak njerëzor, raporton “Goal.com”.
Me këtë rast, mediumi gjerman “TZ” raporton se sulmuesi senegalez është i mërzitur nga vdekja e tezes së tij, ndërsa thuhet se Sane e ka fyere edhe në baza racore para se ai ta godiste.