Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu duke komentuar procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë tha se nëse ata do të shpallen të pafajshëm, shteti i Kosovës do të kërkojë dëmshpërblim.
Haxhiu theksoi se legjislacioni i Kosovës e njeh të drejtën për dëmshpërblim dhe siç tha ajo, edhe ish- krerët e UÇK-së, por edhe personat e tjerë të cilët shpallen të pafajshëm nga akuzat kanë të drejtën e kërkesës për dëmshpërblim.
“Unë mendoj që edhe aktualisht me personat që janë në paraburgim që ndërlidhen me veprat e tjera që vuajnë ta zëmë që janë në burgjet në Kosovë, njësoj nëse dmth kanë qëndruar në paraburgim dhe shpallen të pafajshëm e kanë të drejtën e kërkesës për dëmshpërblim.
Pra legjislacioni i Kosovës e njeh këtë, prandaj edhe personat të cilët janë aktualisht në Hagë e kanë të drejtën e kërkesës për dëmshpërblim”, tha Haxhiu në emisionin “Këndi i Debatit”.