Punësimi në administratë ka qenë i lakmuar vit pas viti nga një numër jo i vogël individësh si një formë më komode sesa puna në privat. Kjo tendencë shënoi rritje edhe në vitin 2022 në raport me vitin 2021 kur numri i aplikantëve për një pozicion të lirë të shpallur pësoi rritje.
Të dhënat për vitin 2022, tregojnë se ka patur mesatarisht rreth 17.9 aplikime për pozicion, bazuar në 19173 aplikime në total, për 1070 pozicione të shpallura. Ndërkohë në vitin 2021 kjo mesatare ishte 15.
Departamenti i Administratës Publike vëren se numri mesatar i aplikantëve sipas llojit të procedurës për vitin 2022 rezulton si vijon: procedura e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive – 19.9; procedura e lëvizjes paralele – 2.3; procedura e ngritjes në detyrë – 2.3; procedura e pranimit nga jashtë shërbimit civil në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese – 3.29.
Por situata e punësimit, ashtu si në tërësi në tregun e punës në vend, është shfaqur e komplikuar edhe për administratën.
Teksa tendenca e atyre që duan ti bashkohen administratës ishte në rritje në vitin 2022 duket se në kontrast ka qenë e atyre që ishin pjesë e saj dhe janë larguar…lexo ketu shkrimin e plote.