Në të gjithë Gjermaninë, sipas avokatëve, janë ngritur të paktën 185 padi civile për shkak të dyshimeve për dëme nga vaksinimi kundër virusit korona.
Dy zyra ligjore në Düsseldorf dhe Wiesbaden, sipas deklaratave të tyre, përfaqësojnë 135 dhe 50 nga këto raste. Janë ngritur padi kundër katër prodhuesve kryesorë të vaksinave kundër virusit korona: BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.
Gjyqi i parë pritet të nisë më 28 prill në Gjykatën e Frankfurtit. Prodhuesi i vaksinave BioNTech nga qyteti Mainz do të jetë në bankën e të akuzuarve. Paditësja është një grua që pretendon se ka pësuar dëmtime në zemër si pasojë e vaksinimit kundër Covid-19.
Gruaja, e cila, sipas avokatit të saj, është vetë profesioniste e mjekësisë, dëshiron të mbetet anonime. Çdo kërkesë do të trajtohet individualisht ose do të ketë ndonjë marrëveshje jashtë gjyqit. SHKRIMI I PLOTË I DW