Koalicioni “Bashkë Fitojmë” çeli sot fushatën për zgjedhjet e 14 Majit. Padyshim që kjo mund të konsiderohet hapja më e gjatë e një fushate zgjedhore.
Gjithçka nisi në orën 13:00 dhe vazhdon. Në podium po flasin njëri pas tjetrit disa prej 61 kandidatëve për kryetarë bashkie dhe në fund do ta mbyllë Ilir Meta me Sali Berishën.
Por dielli nuk e ka lënë rehat liderin e demokratëve, të cilit i ka ardhur ndihmë truproja duke e mbrojtur nga rrezet në stadium.