-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Autobusë falas dhe ujë 24 orë për Tiranën

Kryesoret

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi në fjalën e tij në stadium në hapjen e fushatës u premtoi qytetarëve të Tiranës që nëse do t’i besojnë votën do kenë lëvizjen me autobusë falas dhe ujë 24 orë. “Do i heq Tiranës depozituat e ujit mbi tarraca” tha ai.

“Unë jam i pari që besoj në premtimet që kam dhënë dhe a e dini pse të dashur miq? Sepse janë të gjitha të arritshme 100% të realizueshme.

Jam i lumtur veç kur e mendoj që 200 mijë banorë që udhëtojnë çdo ditë me urban edhe për 1 muaj nuk do të paguajnë më. Me këto rroga e pensione që keni ato para do t’ju duhen në xhep.

Autobusi do të jetë pa pagesë, kushton vetëm 6.8% të buxhetit të Bashkisë Tiranë. Taksat tona nuk do i marrin më bosët e inceneratorëve.

Ju nuk do të mbani më me para ata që janë në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia. Financimi i inceneratorit imagjinar të Tiranës, do të ndërpritet urgjentisht” tha ai. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit