Koalicioni “Bashkë Fitojmë” hapi sot zyrtarisht fushatën në stadiumin “Air Albania”. Momentet pikante ishin disa, mes tyre vrapi i Ilir Metës drejt podiumit në momentin që Floriana Garo i dha fjalën. Kryetari i Partisë së Lirisë ishte i bindur te fitorja.
“Përballë tyre kush janë? Janë kandidatët që nuk guxojnë të dalin përballë në debate televizive, sepse janë totalisht të konsumuar, nga 2 mandate, nga 3 mandate, nga 4 mandate, plot me skandale dhe premtime të pambajtura. Ata janë kandidatët, të cilët po i bëjnë shërbimet e fundit një regjimi, koha e të cilit ka përfunduar” tha ai ndër të tjera.