-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Rast i ndjeshëm”, prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Pejë

Kryesoret

Sot është mbajtur seanca e paraburgimit për rastin e rëndë që ndodhi dje në Pejë në lagjen “Kapeshnicë” të Pejës ku dyshohet se Urim Hyseni ka vrarë nënën e tij 58-vjeçare.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi tha se seancë prokurorja e rastit ka dhënë arsyet pse duhet që i dyshuari të qëndrojë në paraburgim.

“Sot është mbajtur seanca e paraburgimit. Prokuroja e rastit i ka elaboruar arsyet pse i dyshuari duhet të qëndrojë në paraburgim”.

Ai tha se të gjitha veprimet hetimore janë kryer në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Nikçi tha se meqë është rast shumë i rëndë dhe i ndjeshëm nuk mundet të jepen më shumë detaje.

“Kemi të bëjmë me një rast që i dëmton edhe familjarët e tjerë, duhet të jemi më të rezervuar”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit