Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pejë ku Urim Hyseni vrau nënën e tij 60-vjeçare, Hyrije Hyseni.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së premtes rreth orës 16:00 në banesën e viktimës në Kapeshnicë të Pejës
Autori i krimit është arrestuar menjëherë pas ngjarjes së rëndë nga policia.
Prokurorja e rastit tragjik në Pejë, Sahide Gashi është shprehur se i dyshuari për vrasjen e nënës së tij nuk ka qenë në gjendje të japë deklaratë.
Ajo shtoi se ai do të merret në pyetje të shtunën, për të zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes.
Nga detajet paraprake mësohet se koka e viktimës u gjet larg trupit, ndërsa burime për mediat thonë se djali pas vrasjes i ka pirë gjakun nënës së tij.
Autori i dyshuar për krimin mësohet se kishte pak kohë që ishte rikthyer nga Gjermania dhe do të rikthehej sërish pas disa ditësh.
I riu ishte ndarë nga bashkëshortja për shkak të përkeqësimit të raporteve ku për këtë gjë e fajësonte edhe nënën e tij.