-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Eksportuesit shqiptarë humbën 225 milionë euro në 2022 nga rënia e euros

Kryesoret

“Nga momenti që dorëzojmë mallin deri në kohën e pagesës së faturës kemi një humbje në vlerë mbi 3%, vetëm nga nënçmimi i Euros ndaj Lekut”, – tha Alban Zusi, zotëruesi i kompanisë.

Nënçmimi i qëndrueshëm i Euros ndaj Lekut po shndërrohet në një sfidë serioze për eksportuesit shqiptarë, të cilët në këto kohë janë në presionin e madh të rritjes së kostove nga paga minimale, lëndët e parave dhe problematikat e mungesës së punonjësve.

Në anën tjetër, importuesit po fitojnë pa u lodhur aspak vetëm nga ndryshimet në kursin e këmbimit. Logjika ekonomike imponon se fitimet nga kursi duhet të përkthehen në çmime më të lira në tregjet e brendshme.

Historia e këtyre 30 viteve tranzicion ka dëshmuar se tregu shqiptar është jo elastik sa i përket përçimit të kursit të këmbimit në krahun uljes të çmimeve.

Çmimet në artikujt me pakicë po qëndrojnë të larta, me ulje të matshme vetëm për disa produkte ushqimore se vaji dhe mielli, kurse për të tjerat janë njëlloj.

Inflacioni në shkurt të këtij viti u rrit me 7.1%, në një kohë që çmimet në tregjet ndërkombëtare dhe kursi i këmbimit kanë qenë favorizues.

Importuesit e mëdhenj pohojnë se kursi i këmbimit ka qenë favorizues, por rritja e pagave dhe kostove të aktivitetit në përgjithësi kanë gërryer fitimet nga kursi i këmbimit.

Në janar të këtij viti, importet e mallrave arritën vlerën 58,1 miliardë lekë, prej të cilave 49% u blenë në euro, sipas të dhënave zyrtare nga Doganat.

Kursi zyrtar që përdorën doganat 6.5% më i lirë se në janarin e vitit 2022. Vetëm nga nënçmimi i Euros në një muaj importuesit fituan 1,8 miliardë lekë, ose rreth 16 milionë euro./Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit