Presidenti i klubit të futbollit të Barcelonës, Joan Laporta teksa ka dhënë shpjegime për çështjen “Negreira” dhe sulmuar ashpër Realin e Madridit. Ai ka deklaruar se për 70 vite ka qenë Madridi që caktonte arbitrat në fushë që vendosin drejtësi.
“Për 70 vjet kanë qenë ata që kanë caktuar njerëzit që duhet të jepnin drejtësinë në fushë. Kanë qenë ose ish-partnerë, ose ish-lojtarë ose ish-drejtorë të Real Madridit. Ekipi i regjimit” tha ai.
“Ne nuk na pëlqen të fitojmë me favorizime të referëve. Janë klube të tjera, më specifikisht njëri që është paraqitur në këtë proces, që historikisht është favorizuar nga referët.
Është konsideruar si skuadra e regjimit. Për shkak të afërsive të tyre me pushtetin politik dhe ekonomik, besoj se nuk ia vlen ta kujtojmë se prej 7 dekadash, shumica e presidentëve të Komisionit të Gjyqtarëve kanë qenë ish-anëtarë, ish-lojtarë apo edhe ish-trajnerë të Real Madridit. Në disa raste, të gjithë së bashku.
E ky klub shkon përpara dhe aq larg duke thënë se ndihet i ofenduar në periudhën më të mirë sportive në histori të Barcelonës… Kjo padi do të shërbejë për t’i demaskuar ata. Është një ushtrim i paprecedent i cinizmit” tha ai. Për shkak të skandalit Barcelona rrezikon përjashtimin nga Champions League.