-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dash Sula: Pse nuk funksionon Autoriteti? Qeverisë s’i intereson të ulë çmimet

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula thotë se qeveria shqiptare nuk mori asnjë masë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të saj për të zbutur rritjen e çmimeve pas pandemisë dhe luftës në Ukrainë. Ai ngre pikëpyetje edhe mbi Autoritetin e Mbrojtjes së Konsumatorit që nuk ka bërë asnjë lëvizje. Kjo sipas tij ka një arsye, sepse qeverisë i intereson që t’i mbajë çmimet të larta sepse në këtë mënyrë u merr më shumë para nga xhepi qytetarëve.

“Rënia e çmimeve në tregun ndërkombëtarë është e theksuar. Por pse nuk ndodh kjo në Shqipëri? Përse nuk ndërhynë autoriteti për mbrojtjen e konsumatorit? Mirë që kur qytetarët kishin aq shumë nevojë, qeveria nuk uli asnjë taksë, po tani që çmimet në tregun ndërkombëtarë kanë rënë, përse në Shqipëri nuk ulen çmimet? Neglizhenca e qëllimshme e organeve shtetërore ka bërë që siç konfirmoi Ministria e Financave të ulet ndjeshëm konsumi.

Që shqiptarët të mos blejnë mjaftueshëm ushqime. E them neglizhencë e qëllimshme sepse autoritetet përkatëse nuk hynë qëllimisht. Sepse duke mbajtur çmimet e larta, të ardhurat që shteti mbledh në buxhet prej TVSH-së por jo vetëm janë shumë herë më shumë. E thënë thjeshtë: çmimet janë ulur por qeverisë i intereson që ti mbaj të larta sepse në këtë mënyrë u merr më shumë para nga xhepi qytetarëve” shprehet ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit