Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho u shpreh e zhgënjyer në çelje të siparit të masterclasseve të Akademisë Teatrale në opera. Zhgënjimi, tha ajo lidhet me studentet dhe pedagogët të cilët nuk ishin pjesë e masterclassit.
“Bëra një masterclass para 3 ditësh në Londër, ishte ajo salla si puna e kësaj sallës këtu dhe nuk lëvizja dot, sa studentë kishte të huaj nga gjithë vendet e botës, sa pedagogë është a nuk është Ermonela që ka 30 vjet që këndon në të gjithë teatrot e botës të japi diçka, të japi një eksperiencë që ti e ndan me gjeneratën e re. Sepse unë nuk do të këndoj gjithë jetën, por është detyrimi im të jap eksperiencën time brezit të ri”, u shpreh Jaho.