Bledi Mane duket se po e zbaton më së miri planin e tij për të bindur të gjithë banorët se ai do të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Gazetarit të njohur dhe 3 banorëve të tjerë që ishin në burgun e “Big Brother VIP”, u dha një mision sekret për të fituar lirinë me kusht. E pasi bënë planet bashkë me njëri-tjetrin, ata dolën nga burgu dhe nisën misionin e dhënë nga Vëllai i Madh.
Bledi u tha banorëve se ai do ikë nga BB VIP për shkak se ishte ndjerë i ofenduar nga komenti i Luiz Ejllit, i cili tha se Mane është “burgaxhi dhe plak”.
Teksa ai po qëndronte në dhomën e gjumit, Luizi shkoi të bisedonte me të dhe u përpoq t’i mbushte mendjen që të mos dilte nga shtëpia, pasi komenti i tij nuk ishte serioz dhe jo aq i rëndë sa për ta bërë atë të ndihet keq.
“Iku Bledi, iku vetë. I kam thënë, erdhi, ike si burrë dhe u kthye si legen” tha Luizi. Por e gjitha ishte mision nga Vëllai i Madh, që të gjithë ranë brenda duke mos e kuptuar.