Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel u nderua më herët këtë mbrëmje me Kryqin e Madh të Urdhrit të Meritës, nderimi më i lartë që mund të jepet nga Republika Federale e Gjermanisë.
Çmimi iu dha për arritjet e saj gjatë mandatit të saj 16-vjeçar, por vendimi i presidentit federal Frank-Walter Steinmeier tërhoqi gjithashtu kritika nga politikanët dhe mediat.
“Faleminderit që e mbani Evropën të bashkuar. Në një kohë kur kontinenti ynë kërcënohej me shpërbërje, ju mbajtët së bashku qendrën dhe periferinë, veriun dhe jugun, lindjen dhe perëndimin”, tha zoti Steinmeier gjatë dhënies së çmimit.
Ai gjithashtu shtoi duke theksuar se ish-kancelarja “ kontribuoi në të ruajë ekzistencën e Eurozonës’ dhe të sigurojë që asnjë vend nuk do të detyrohet të braktisë euron si monedhë, pavarësisht kundërshtimit nga pjesë të opinionit publik gjerman, madje edhe brenda vetë partisë.
Duke pranuar çmimin, Angela Merkel tha se kishte “shumë përvoja shumë të mira” si kancelare dhe shtoi se nuk do të kishte mbijetuar nëse politika nuk do të kishte edhe anën e saj të mirë.
Merkel shprehu një falenderim të veçantë për familjen e saj:
“Sa keq që prindërit e mi nuk mund të jenë këtu. Do të ishte mirë”.
Merkel u bë jashtëzakonisht personale kur falënderoi bashkëshortin e saj Joachim Sauer:
“Ai duhej të duronte dhe të kalonte shumë. Thuhet shpesh se politika është gropë gjarpërinjsh. Mund të them se nuk do të kisha mbijetuar nëse nuk do të ishte edhe ana tjetër e politikës. Kjo është arsyeja pse unë kam qenë gjithmonë në gjendje ta shijoj atë. Faleminderit, zoti President Federal!”