-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lidhja e re e Pique, fëmijët e tij aspak dakord të takohen me të

Kryesoret

Sasha dhe Milani, dy djemtë e Shakirës dhe Gerard Piqué mesa duket nuk e pëlqejnë aspak të dashurën e re të babait të tyre.

Ishte në qershor 2022 kur superylli kolumbian dhe futbollisti habitën të gjithë me lajmet për ndarjen e tyre.

Asnjëra palë nuk e konfirmoi arsyen e ndarjes, por vetëm dy muaj pas njoftimit, Pique u pa me një grua në një festival muzikor, e cila më vonë u identifikua si Clara Chia Marti.

Gjithashtu fillimisht nuk ishte e qartë se kur filloi lidhja e tyre, por fansat supozuan se Pique e kishte tradhtuar këngëtaren, veçanërisht pasi ajo la të kuptohet përmes një postimi në Instagram se ishte tradhtuar.

Që nga ndarja tronditëse, Shakira është zhvendosur në Miami me dy fëmijët e saj, ndërsa Piqué zyrtarizoi lidhjen në Instagram me Chia Marti. Dhe ndërsa ai ende po përpiqet të jetë një baba i pranishëm në jetën e fëmijëve, ata me sa duket nuk duan të kenë lidhje me Clarën.

Sipas mediave, gazetari Jordi Martin tha në emisionin “Intrusos” se fëmijët nuk duan ta shohin të dashurën e babait, Clara Chia Marti.

“‘Ne nuk duam të jemi me të’,” thanë Sasha dhe Milani sipas mediave.

Kujtojmë se atleti ka 10 ditë në muaj për t’u kujdesur për djemtë e tij, por vetëm nëse Chia Marti nuk është e pranishme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit