Qetsori shprehu se kishte “frikë” nga Efi dhe i kërkoi mendim Luizit, Elvisit dhe Kiarës se çfarë të bëjë për ta nxjerrë atë nga loja.
Luizi i tha Qetsorit të mos e vrasë shumë mendjen, pasi ai do shkojë në finale. Ky i fundit tha se i kishte thënë Nitës ta mbante pranë Efin, siç bëri me Fotininë, pasi sipas Qetsorit nëse Nita të merr në patronazh, të terezit.
Luizi i tha Qetsorit se ai nuk ka përse e llogarit Efin. Sipas tij, Luizi bën gabim që e nënvlerëson Efin, duke thënë të mos e llogarisë. Sipas Luizit, nuk është nënvlerësim, por mendim, sepse atij nuk ka çfarë i bën Efi.
Teksa po flisnin për fianlistës, Luizi tha se ai Dean e do jashtë shtëpisë, ndërsa për Kristin tha se si me të, si pa të në finale është njësoj.