Sonte është Nata e Kadrit e cila sipas besimtarëve, në Kuran njihet si nata më e vlefshme se një mijë muaj. Nata e Kadrit në të cilën ka filluar zbritja e Kuranit, në Islam njihet si “Nata e shenjtë kur hapen dyert e qiellit dhe kur pranohen lutjet dhe pendimet”.
Si nata e vetme e përmendur në Kuran, Nata e Kadrit shpjegohet në këtë mënyrë: “Ne e zbritëm atë (Kuranin) në natën e Kadrit. E ç‘të bëri ty të dish se ç‘është nata e Kadrit?
Nata e Kadrit, është më e rëndësishme se një mijë muaj. Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit”.