-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Denoncimi, provat dhe skandali! A po blihen votat me pako nga socialisti në Has?

Kryesoret

Fushata ka filluar dhe bashkë me të edhe dhuratat për votuesit. Mbrëmjen e djeshme kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Miftar Dauti denoncoi rivalin e tij në Has, Halit Muja se po shpërndanin pako me furgon gjatë natës.

Dauti deklaroi se bashkë me mbështetës të tij kishin ndaluar furgonin me targa “AB 333 EC” që drejtohej nga djali i kandidatit socialist. Akuza ishte e qartë; blerje votash. “Po rrinim në qytet dhe furgoni i djalit të kandidatit të PS ishte mbushur me ndihma.

E kemi ndaluar furgonin. Kemi njoftuar policinë dhe janë këtu. I kemi kërkuar policisë që ta hapë furgonin, por ende nuk është hapur. Me këto ndihma kandidati i PS po tenton të blejë votat në Has, po përdor të gjitha mjetet. Shfrytëzon postin edhe duke shkuar nëpër shtëpitë e familjarëve duke blerë vota” tha ai.

Në një reagim në rrjetet sociale, Mulaj thotë se kutitë me ushqime që shihen në pamje jepen çdo vit për besimtarët myslimanë me rastin e natës së “Kadrit”. Por gazetari Bekim Lekica reagoi pasi kandidati socialist në Has u kap duke shpërndarë ndihma në fushatë.

Ai thotë se pakot vinin nga Rezervat e Shtetit, ndërsa thekson se policia i pengoi gazetarët të bëjnë punën e tyre. Skandali thellohet akoma më shumë dhe nuk kemi asnjë reagim nga policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit