Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht për denoncimin e kandidatit të opozitës Miftar Dauti se në Has është bllokuar një furgon me të cilin njerëzit e kandidatit socialist, mes tyre djemtë e Halit Mujës po shpërndanin pako për fushatën e zgjedhjeve lokale. Policia thotë se furgoni është bllokuar dhe pakot ishin me mbishkrimin “Rezerva Materiale Shtetërore” të marra nga rezervat e bashkisë.
Denoncimi, provat dhe skandali! A po blihen votat me pako nga socialisti në Has?
“Brenda furgonit me targa AB 333 EC ishin 21 pako të cilat ishin ngarkuar në magazinën e bashkisë” thotë policia. Në pyetje janë marrë dy vëllezërit Muja, djemtë e Halit Mujës që kandidon për kryetar bashkie dhe magazinieri i bashkisë. Muja tha se këto ishin pako për Natën e Kadrit.
Berisha: Kandidati i Ramës po blen vota me pako në Has (Provat)
Por këtu lindin disa pyetje; e para përse këto pako do të ndaheshin natën? Pse duhet t’i ndanin djemtë e tij? Kryetar bashkie është Liman Morina, pse pakot duhet t’i ndante kandidati që garon për bashkinë, Halit Muja? Dhe nëse ishin për Natën e Kadrit, përse pakot u morën nga rezervat e bashkisë së Hasit? Skandali është ashiqare.