-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I vendosën tritol në banesë, flet babai i armikut të Ervis Martinajt

Kryesoret

Është vënë lëndë plasëse në një banesë është në pronësi të Muhamet Dukës, babait të Leonard dhe Elis Dukës.

Sipas njoftimit të policisë nuk ka të lënduar pasi nuk ka pasur njerëz në banesë. Gjithashtu raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:00 të mëngjesit.

Muhamet Duka është shprehur se nuk ka dijeni se kush mund ta ketë vendosur tritolin.

Leonard Duka i cili u arrestua më shkurt të këtij viti nga autoritetet belge në Bruksel njihet si një kundërshtar i betuar i Ervis Martinajt, edhe pse më parë kishin qenë miq dhe ortakë në biznesin e lojërave të fatit, më pas patën përplasje të ashpra pikërisht për këtë aktivitet.

Pas prishjes së ortakërisë mes tyre, Martinaj mori peng dhe keqtrajtoi babanë e Dukës. Pas kësaj, ishte radha e Dukës që të merrte hak ndaj Martinajt, fillimisht duke dashur ta eliminojë atë fizikisht, por pasi dështoi, i ekzekutoi krahun e tij të djathë, Santiago Malkon.

Kujtojmë që një muaj më parë u sulmua dhe biznesi i Fatjon Muratit një tjetër emër i njohur për botën e krimit dhe armik i Ervis Martinajt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit