-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kishte pirë 10 gota birrë, ish-sulmuesi anglez futet në supermarket me makinë

Kryesoret

Ish-futbollisti anglez, Dani Graham, ka pushtuar titujt kryesorë të tabloideve angleze, pasi u shfaq një video që tregonte atë duke përplasur makinën e tij në një supermarket.

Mediat britanike bëjnë me dije, se ish-futbollisti i Sandërlendit, Uolves, Hullit, etj, drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit, këtë e ka pranuar edhe vetë në polici.

Graham ka “parkuar” Land Roverin e tij në një supermarket dhe video nga kamera e marketit është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, madje as shoferi. Nuk është hera e parë që 37-vjeçari drejton mjetin e tij në gjendje të dehur, madje patenta e shoferit i është hequr disa herë.

Graham pranoi se kishte pirë rreth 10 gota birrë atë natë. Ish-sulmuesi i vari këpucët e tij në gozhdë në fillim të 2021 te skuadra e Sandërlend, pasi kishte luajtur më parë për Midëllbrouh, Lids, Bllekpull, Karlise, Uatford, Suanse, Hulli ejt..

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit