Pas një fitore 2-0 në Santiago Bernabeu, Real Madrid është mysafir në Stamford Bridge ku do të përballet me të zotët e shtëpisë për një biletë për në çerekfinalen e Champions League.
Ndonëse me një rezultat humbës në ndeshjen e parë Chelsea ka ende shpresa për një kthim në shtëpi.
Ndërkohë madrilenët vinë të karikuar pas fitores dhe do të luftojnë deri në fund për një vend në çerek finale me shpresa për të shtuar edhe nje trofe tjeter në historine e tyre.
Chelsea për këtë takim do të jetë pa Ben Chilwell që ka karton të kuq nga takimi i parë, ndërsa Kalidou Koulibaly është i lënduar.
Në anën tjetër, Los Blancos janë vetëm pa Ferland Mendyn, që po ashtu është i lënduar.
Formacionet zyrtare:
Chelsea: Kepa, Enzo, Silva, Kante, Kovacic, Chalobah, Gallagher, James, Havertz, Cucurella, Fofana.
Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Kroos, Benzema, Modric, Camavinga, Valverde, Vinicius Junior Rodrygo.