Banorët e Big Brother Vip janë argëtuar mbrëmjen e djeshme në një “Pyjama Party” të organizuar nga Vëllai i Madh.
Ata patën lojëra ku duhet tu përgjigjeshin pyetjeve me “spec”, të kryenin dënime të ndryshme, ose të pinin shots-a.
Tek loja e rulotit, Nita latifit i ra dënimi ku duhet të puthte personin që ndodhej në të djathtë të saj dhe aty ndodhej Elvis Pupa. Ky i fundit është i martuar dhe fillimisht është ndjerë paksa në siklet.
Gjithsesi, pas insistimit dhe të banorëve të tjerë, më pas Elvisi ka pranuar të kryejë një puthje skenike me Nitën.