Dy ton kokainë u sekuestruan dje në Itali. Hetimet janë shtrirë për të gjetur grupet kriminale, por perceptimi duket se është i qartë.
Nicola Gratteri, prokurori i Catanzaros, i njohur edhe për vizitat në Shqipëri në një intervistë për gazetën “La Stampa” u shpreh se Ndrangheta bashkë me shqiptarët janë lider të trafikut.
“Ndrangheta është gjithmonë lider, tani bashkëpunon me shqiptarët. Janë shumë aktivë edhe në Kolumbi, Holandë, në udhëkryqin e trafikut botëror, por nuk na dëgjuan” tha ai.