-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spanjollët dorëzojnë në Tiranë atentatorin e biznesmenit në Kamëz

Kryesoret

Edmir Vlashi (Marku) është ekstraduar nga Spanja ku u arrestua drejt Shqipërisë ku do të përballet me akuzat që janë ngritur kundër tij në kuadër të operacioni “Mataro”. Në janar të këtij viti ai u arrestua bashkë me Hektor Ndokën.

Të dy ishin shpallur në kërkim nga policia shqiptare në dhjetor të vitit 2021 si autorë të atentatit ndaj Preng Palucës dhe bashkëshortes së tij në Kamëz. Dy të arrestuarit kishin planifikuar të vrisnin Palucën pas konflikteve për pazaret e drogës.

Policia më herët arrestoi disa persona në Lezhë, pasi u rezultuan se ishin në përfshirë në këtë krim. Në pranga ra çifti i bashkëshortëve Nikoll e Marie Marku si dhe dhëndri i tyre.

Policia gjatë kontrolleve gjeti në banesën dhe biznesin e tyre armë zjarri, tritol, mina me telekomandë si dhe afro 90 mijë euro. Dyshohet se pjesëtarët e grupit kriminal shërbenin si vrasës me pagesë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit