-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Allianz Arena” pret yjet e Guardiolës, ende shpresa për bavarezët

Kryesoret

Mbrëmjen e sotme dot të rikthehen në fushën e blertë për një përballje vendimtare për një biletë për në gjysmë finalen e Champions League Bayern Munich dhe Manchester City.

Pas humbjes 3-0 në stadiumin Etihad bavarezët do të përballen me City-n me shpresa për një rikthim në Champions.

Nga ana tjetër yjet e Guardiolës janë shumë më favorit pasi rikthehen me një fitore dhe do te luftojnë të mbajnë pozicionin për kaluar në fazën tjetër ku priten nga Real Madrid.

Në anën tjetër gjermanët shpesh kanë ditur të rikthejnë rezultatet në mënyrë fantastike dhe shpresojnë që kjo të ndodh edhe sot.

Thomas Tuchel për këtë ndeshje ka vendosur të luajë me emra si Kingsley Coman, Jamal Musiala, Leroy Sane dhe Choupo-Moting.

Në anën tjetër Pep Guardiola i ka besuar treshes Kevin De Bruyne, Jack Grealish dhe Erling Haaland.

Bayern Munich: Sommer, Pavard, De Ligt, Upamecano, Cancelo, Kimmich, Goretzka, Coman, Musiala, Sané, Choupo-Moting.

Man City: Ederson, Stones, Rúben Dias, Akanji, Aké, Rodri, Bernardo Silva, De Bruyne, Gündogan, Grealish, Haaland.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit