-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arma në brez, fisheku në “gojë”! Dalin pamjet, si u kap nipi i deputetit?

Kryesoret

Policia ka bërë publike momentin e arrestimit të Ramazan Rrajës dhe ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e tij.  Në njoftim sqarohet se Rraja është arrestuar në një lokal në zonën e Fushë-Krujës dhe gjatë arrestimit kishte me vete një pistoletë, me fishek në fole dhe gati për qitje.

Ramazan Rraja nuk është larguar kurrë nga Shqipëria por fshihej në trekëndëshin  “Durrës – Lezhë  – Tiranë”, bëhet me dije nga policia.30-vjeçari ishte nën shoqërinë e një tjetër personi të shpallur në kërkim, i identifikuar si shtetasi Louis Konomi alias Elton Llozhi.

Ky i fundit rezultonte në kërkim nga policia e Elbasanit, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryer në bashkëpunim.

Nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja rezultonte i shpallur në kërkim me urdhër të SPAK, pasi akuzohet si organizator i atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit