Një atentat me një të vdekur u regjistrua mesditën e kësaj të mërkure në Shëngjin.
Ardian Nikulaj rreth 50-vjeç, ndërtues, ish-kandidat për deputet në vitin 2021 dhe kandidat në 14 Maj për këshillin bashkiak është viktima.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lokalin në pronësi të tij buzë detit në Shëngjin.
Përgjaket fushata! Kush e vrau kandidatin e Tom Doshit në Lezhë? (E PLOTË)
Ardian Nikulaj i cili u vra në Shëngjin ishte vetëm në tavolinë në lokalin e tij ‘Coral’, kur autori i maskuar me skafandër motori i shkoi pranë dhe e qëlloi për vdekje.
Policia ka rrethuar zonën dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.